Sun, Jul 27, 2025

SPAK zbulon rrjetin ndërkombëtar të kokainës, Altin Dumani dhe Adnan Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi! Rrjeti i i tyre i shtrirë në disa kontinente

  • PublishedJuly 26, 2025

SPAK zbulon rrjetin ndërkombëtar të kokainës, Altin Dumani dhe Adnan Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi! Rrjeti i i tyre i shtrirë në disa kontinente

SPAK ka dalë sot me njoftimin e parë zyrtar pas operacionit të zhvilluar një ditë më parë, që çoi në arrestimin e disa anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas drejtuesve të çështjes, prokurorëve Altin Dumani dhe Adnan Xholi, ky grup kriminal shqiptar kishte një nivel të lartë organizimi dhe shtrirjeje, duke vepruar në disa kontinente dhe me lidhje të forta në tregjet ndërkombëtare të drogës.

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare,” u shprehën Dumani dhe Xholi.

Sipas SPAK, grupi trafikonte kokainë kryesisht nga Kolumbia dhe Ekuadori, përmes kontejnerëve detarë, drejt porteve strategjike të Europës si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë), por edhe në rrugë tokësore drejt Francës dhe më tej në Britaninë e Madhe përmes Kanalit të La Manshit.

Në disa raste, sasia e drogës ishte drejtuar edhe në portet italiane dhe spanjolle, duke e bërë këtë grup një ndër rrjetet më të organizuara të trafikimit të kokainës me origjinë nga Amerika Latine.