Zyrtare, Flamurtari afron një mbrojtës
Flamurtari është përforcuar në merkato. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Luciano Squadrone.
“Luciano Squadrone eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Vjen pas eksperiencës të fundit si futbollist në ekipin e Beroe Stara Zagora (Bullgari )
Lojtari është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Bolu, (Turqi) ku është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit për stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.