Fri, Dec 26, 2025

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë, situata në Borsh vijon të mbetet alarmante! Rritet rreziku për banesat dhe bizneset

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë, situata në Borsh vijon të mbetet alarmante! Rritet rreziku për banesat dhe bizneset
  • PublishedJuly 27, 2025

Situata me zjarret në zonën e Borshit vazhdon të jetë tepër shqetësuese, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa rreziku për banesat dhe bizneset është në rritje.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka nisur ndërhyrja ajrore me dy helikopterë të Forcave Ajrore, ndërkohë që në terren ndodhen edhe forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës, të cilat po përballen me flakët në kushte të vështira.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije se për shkak të rrezikut të madh, janë evakuuar 40 persona nga zonat e kërcënuara. Flakët janë afruar ndjeshëm pranë zonave të banuara dhe bizneseve buzë vijës bregdetare, duke shtuar ndjeshëm nivelin e alarmit.