Fotot nga paparazzi/ Aldo Bumçi dhe Ilda Zhulali shfaqen rrugëve të bllokut! Çifti shëtitje me qenin e tyre
Në një ditë të zakonshme në jetën e Tiranës, dy figura të njohura të politikës shqiptare, Aldo Bumçi dhe Ilda Zhulali, janë parë duke shëtitur së bashku, të veshur sportiv dhe në shoqërinë e qenit të tyre.
Pamja ishte larg imazhit zyrtar me kostume dhe deklarata politike, ku dy politikanët dukeshin krejtësisht të çliruar, duke shijuar një moment relaksi. Aldo, me një t-shirt, pantallona sportive, ndërsa Ilda, me një veshje të ngjashme sportive, ecën përkrah tij me duke mbajtur edhe qenin.
Për disa minuta, politika u duk larg këtij çifti, që në politikë preferojnë mos të shfaqen së bashku. Ata lanë pas për pak kohë tensionet dhe mikrofonat, duke treguar se edhe njerëzit e skenës publike kanë nevojë për momente të zakonshme, për veten dhe shoqërinë.
Kujtojmë se çifti është martuar prej disa vitesh dhe jetojnë jetën e tyre publike përballë kamerave dhe publikut, por jeta private mbetet gjithnjë disi më e distancuar nga sytë e kureshtarëve.
