Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë”
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, reperi i njohur Getoar Selimi ka komentuar situatën e sotme në botën e muzikës, veçanërisht përplasjet dhe konfliktet mes artistëve të zhanrit rap.
Duke ruajtur gjithmonë një profil të kujdesshëm publik, Getoari tha se është përpjekur të mos përfshihet në përplasje që do të dëmtonin imazhin e tij:
“Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë.”
Ai theksoi se përplasjet kanë qenë gjithmonë të pranishme në botën e repit, por me ndryshimin e kohërave, sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale, është bërë më e lehtë të kuptosh se me kë ke të bësh.
“Sot ke lloj-lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë. Më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta.”
Deklarata e Getoarit vjen në një periudhë kur përplasjet publike mes artistëve në rrjet po shtohen dhe shpesh shndërrohen në çështje virale.