Mon, Jul 28, 2025

Tabaku nga Como: Qeveria ka dështuar me reformat, shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë

  • PublishedJuly 27, 2025

Tabaku nga Como: Qeveria ka dështuar me reformat, shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë

Nga qyteti italian i Como, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS), deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen ekonomike në Shqipëri dhe mungesën e reformave reale nga qeveria.

Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë,” – deklaroi Tabaku.

Në reagimin e saj pas disa takimeve intensive me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, Tabaku theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella, jo fasadave politike.

Ajo akuzoi mazhorancën se në 12 vite qeverisje ka ndëshkuar punën, biznesin e vogël dhe dijen, duke nxitur klientelizmin dhe mungesën e barazisë në ekonomi.

Përmirësimi i jetesës nuk vjen me propagandë, por me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër klientelizmit,” – përmbylli ajo.