Mon, Jul 28, 2025

Trump njofton marrëveshje të re tregtare mes SHBA-së dhe BE-së: 750 miliardë për energji dhe investime masive

  • PublishedJuly 27, 2025

Trump njofton marrëveshje të re tregtare mes SHBA-së dhe BE-së: 750 miliardë për energji dhe investime masive

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje kornizë për tregtinë, pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Turnberry të Skocisë.

Sipas Trump, BE-ja ka rënë dakord të blejë energji nga SHBA me vlerë 750 miliardë dollarë, ndërsa do të rrisë me 600 miliardë dollarë të tjera investimet në ekonominë amerikane.

Bisedimet mes palëve nisën të dielën, ndërsa afati i së premtes për të shmangur tarifat 30% ndaj importeve evropiane po afrohej. Trump theksoi se nuk do të pranojë tarifa më të ulëta se 15% për mallrat nga BE-ja.

Marrëveshja vjen pas paralajmërimit të SHBA-së se nga 1 gushti tarifat ndaj shumicës së produkteve evropiane do të rriten nga 10% në 30%, për shkak të një “deficiti të madh tregtar” dhe mungesës së një marrëveshjeje deri në afatin e mëparshëm të 9 korrikut.

Në konferencën për shtyp, Von der Leyen e cilësoi Trump-in si “një negociator të fortë dhe të vendosur për të arritur marrëveshje”.

Trump konfirmoi gjithashtu se edhe partnerë të tjerë tregtarë të SHBA-së që nuk kanë arritur marrëveshje do të përballen me tarifa të reja duke filluar nga e premtja. Përjashtim bëjnë çeliku dhe alumini, për të cilët SHBA aplikon tashmë tarifa deri në 50%.

Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, sqaroi se nuk do të ketë shtyrje të reja pas 1 gushtit, por bisedimet me “ekonomitë e mëdha” do të vazhdojnë