Mon, Jul 28, 2025

“A e ke vrarë ti?” – Autori i dyshuar shoqërohet në vendin e krimit, reagon para gazetarëve: “Ç’ne unë”

  • PublishedJuly 28, 2025

“A e ke vrarë ti?” – Autori i dyshuar shoqërohet në vendin e krimit, reagon para gazetarëve: “Ç’ne unë”

Autori i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço është shoqëruar sot nga policia në banesën ku ndodhi ngjarja, për të kryer eksperimentin hetimor.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, është pyetur nga gazetarët në hyrje të pallatit:

“A e ke vrarë ti?”, ndërsa ai është përgjigjur shkurt: “Ç’ne unë.”

Kozeta Teço u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ndërsa banesa ishte përfshirë nga flakët.

Fillimisht u dyshua për një vdekje nga asfiksia, por shenjat e dhunës në trupin e viktimës dhe gjurmët e zjarrit të vendosur në dy ambiente të ndryshme të shtëpisë hedhin dyshime të forta për një vrasje të qëllimshme, të maskuar si aksident.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima është dhunuar fillimisht dhe më pas është përpjekur të fshihen gjurmët përmes zjarrvënies. Ajo jetonte e vetme në katin e parë të pallatit.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur motivet e mundshme të krimit, ku një nga pistat kryesore mbetet konflikti për pronën.