Arsenal prezanton Gyokeres, por “topçinjtë” nuk ndalen, Arteta kërkon edhe Eze
Viktor Gyokeres ishte një goditje me “5 yje” për Arsenal, me “topçinjtë” që i vendosën më në fund në dispozicion Artetës “bomberin” që kërkonte prej vitesh. Kjo ishte një lëvizje që i kushtoi 72 milionë euro duke e dërguar merkaton e kësaj vere në një tjetër nivel, pasi suedezi është blerja e 6-të deri në këtë pikë, më herët në Londër kanë zbarkuar lojtarë si Zudimendi, Kepa, Norgaard etj.
Me këto lëvizje, Arsenal tregon qartë se këtë sezon synon më në fund të sjell në Londër një trofe të rëndësishëm, prioritet Premier League, pasi në 3 sezonet e fundit e kanë mbyllur gjithnjë në vendin e dytë. Pavarësisht se janë një nga klubet që ka investuar më shumë në Evropë, Mikel Arteta nuk e mbyll merkaton, kjo pasi tekniku spanjoll kërkon dhe një goditje të fundit, fantazistin e Crystal Palace, Eze.
Bëhet fjalë për një blerje me kosto të lartë, pasi për të arritur te futbollisti anglez duhen afro 80 milionë euro: “Të shohim, merkato është ende e hapur, duhet të gjejmë ekuilibrat në skuadër, të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund”, u shpreh Arteta pas miqësores së fituar 3-2 kundër Newcastle, ndeshje ky Gyokeres u prezantua përpara tifozëve.
Fillimi i kësaj miqësoreje në Singapor ishte i lumtur për tifozët e Arsenal, por jo fundi pasi nga fusha doli i dëmtuar Calafiori, me mbrojtësin “azzurr” që ndjeu një shqetësim muskulor.
()