Bayern gjen sulmuesin, në Mynih vjen Luis Diaz, lajme pozitive edhe për Musiala-n
Më në fund, Bayer Munich gjen sulmuesin që kërkonte, Luis Diaz, por për këtë duhet të falënderojnë edhe Hugo Ekitike. Nëse ky i fundit nuk do të transferohej në Liverpool, të kuqtë nuk do të linin të lirë sulmuesin kolumbian. Pas disa negociatave, palët kanë gjetur një akord total, me Bayern që do të paguajë 75 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.
Luis Diaz është larguar nga Anglia, është lënë i lirë nga Liverpool, për të fluturuar drejt Mynih, aty ku do të zhvillojë fillimisht test mjekësore, për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Luis Diaz do të firmos një kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, deri në 2030.
Ky ishte një largim i paralajmëruar nga trajneri Slot që pas miqësores kundër Liverpool, me teknikun e kuq që jo vetëm nuk e kishte përfshirë në listë, por zbuloi se mungesa e tij ka të bëjë me zërat e merkatos: “Po, është lenë jashtë për këtë arsye, por nuk më lejohet të flas më shumë”, u shpreh Slot, duke konfirmuar në këtë mënyrë largimin e Luis Diaz.
Ndërkohë, tifozët e Bayern kanë një arsye tjetër të fortë për të festuar. Jamal Musiala po djeg etapat e rikuperimit, me fantazistin gjerman që po stërvitet fuqishëm për t’u rikthyer më shpejt në fushë. Musiala dhe stafi mjekësor vijojnë me programin e rehabilitim pas ndërhyrjes kirurgjikale që Musiala iu nënshtrua pas ndeshjes kundër PSG ku theu këmbën gjatë një përplasjes me Donnarumma-n.
()