E ardhmja në dyshim, klubi i La Ligës vëzhgon situatën e Marash Kumbullës
Marash Kumbulla nuk e ka të sigurt të ardhmen te Roma. Mbrojtësi kuqezi kërkon minuta, ndërsa u kthye pas një huazimi pozitiv te Espanjol.
Gasperini do të thotë fjalën e fundit, ndërsa Roma po vijon me fazën përgatitore. Më parë është përfolur shifra 7 milionë euro, që klubi i La Ligës do ishte i gatshëm të investonte për Kumbullën.
Nga huazimi dhe blerja e kartonit, Roma ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares. Për këtë arsye nuk e ka të lehtë që ta largojë.
Kontrata e Kumbullës me verdhekuqtë është e vlefshme deri në vitin 2027. Muaji gusht do të jetë vendimtar për të ardhmen, ndërsa huazimi aktualisht nuk konsiderohet opsion.
PANORAMASPORT.AL