Mon, Jul 28, 2025

“Tërbohet” Liverpool, “thyen” tregun me ofertën për Isak

  • PublishedJuly 28, 2025

“Tërbohet” Liverpool, “thyen” tregun me ofertën për Isak

Orë të “nxehta” në Liverpool, me të kuqtë që janë një ekipet më aktive në këtë merkato vere si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pasi afruan në skuadër disa emra big si Wirtz, Ekitike e Frimpong, kampionët e Anglisë po bëhet gati edhe për një tjetër blerje të bujshme. Dritën jeshile për këtë e ka dhënë Luis Diaz, me sulmuesi kolumbian që po largohet drejt Bayern Munich për 75 milionë euro.

Me këtë shifër të përfituar, drejtuesit e klubit janë gati të hidhen në sulm për të finalizuar objektin e tyre kryesor, objektivin e madh në këtë merkato, Alexander Isak. Sulmuesi i Newcastle është i destinuar të largohet nga “qymyrxhinjtë”, fakt që e pranoi edhe trajneri Eddie Howe pas miqësores kundër Arsenal: “Do më bëhej qejfi nëse do të vazhdonte me ne, por për momentin nuk ka asnjë tratative për rinovimin e kontratës”, u shpreh trajneri i Newcastle.

Për të ndërlikuar këtë negociatë për Liverppol kanë menduar ekipet nga Arabia Saudite që janë të gatshme të investojnë miliona euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez. Përballë një fakti të tillë, Liverpool-it nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të trokas në derën e Newcastle me një ofertë rekord, janë gati të investojnë shifra të çmendura për të siguruar kartonin e tij.

(BalkanWEB)


AlbaniaWeb.net