Wed, Jul 30, 2025

“Ai dëshiron të na bashkohet me çdo kusht”, Presidenti i Milanit për Jasharin: Nuk ofrojmë më shumë

  • PublishedJuly 29, 2025

“Ai dëshiron të na bashkohet me çdo kusht”, Presidenti i Milanit për Jasharin: Nuk ofrojmë më shumë

Çështja e Ardon Jasharit është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Milan ushtron presion konstant te Brugge për futbollistin, ndërsa klubi belg reziston dhe pret ofertën e duhur.

Për këtë temë ka treguar këndvështrimin e tij, Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht,” tha presidenti Scaroni të martën, sipas Calciomercato.com.

Kujtojmë që mesfushori me origjinë shqiptare ka kontratë me Brugge deri në vitin 2029.


AlbaniaWeb.net