Wed, Jul 30, 2025

Aksident në Lezhë, përplaset një fëmijë 10-vjeç me biçikletë! Dërgohet me urgjencë drejt Traumës

  • PublishedJuly 29, 2025

Aksident në Lezhë, përplaset një fëmijë 10-vjeç me biçikletë! Dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës, në Lezhë. Një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

aksident lezhe

Menjëherë pas aksidentit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në momentin e ngjarjes.