Wed, Jul 30, 2025

Drogë e pastër në apartamentin e tyre, çifti shqiptaro-italian përfundon në pranga në Zvicër

  • PublishedJuly 29, 2025

Drogë e pastër në apartamentin e tyre, çifti shqiptaro-italian përfundon në pranga në Zvicër

Një çift shqiptaro-italian është vënë në pranga nga policia zvicerane, pasi u është gjetur në banesë lëndë narkotike kokainë dhe tableta ekstazi.

Mësohet se është arrestuar një 51-vjeçar me origjinë shqiptare dhe rezident në Gjermani, si dhe të një 35-vjeçareje italiane e vendosur në rajonin e Luganës.

Dy të dyshuarit, të cilët jetonin në një banesë në Davesco-Soragno, kishin fshehur në shtëpi rreth 1.4 kilogramë kokainë dhe disa gramë tableta ekstazi. Ata dyshohen për përfshirje në një rrjet të gjerë shpërndarjeje të drogës në zonën e Sottocenerit. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, të dy janë vënë në arrest.

Operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka zgjatur disa muaj dhe që ka çuar tashmë në arrestimin e disa personave të tjerë.

Më 22 shkurt, gjatë një aksioni të policisë në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kg kokainë, mbi 1 kg kanabis dhe derivatet e tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Në atë rast u arrestuan dy italianë të moshës 47 dhe 46 vjeç, si dhe një shtetase rumune 28-vjeçare.

Më pas, në fillim të prillit, hetimet çuan në ndalimin paraprak të dy italianëve të moshës 57 dhe 34 vjeç, si dhe të një shtetaseje zvicerane 38-vjeçare.

Policia po analizon edhe rolin e personave të tjerë të dyshuar, ndaj të cilëve nuk janë marrë ende masa kufizuese të lirisë.

Ndaj personave të përfshirë rëndojnë disa akuza, përfshijnë shkelje të rënduar dhe kundërvajtje ndaj Ligjit Federal për Narkotikët, pastrimi i parave, armëmbajtje pa leje, e te tjera.