Tue, Jul 29, 2025

“E kam vendosur, do të tërhiqem”, Guardiola “ngrin” tifozët, i mbyll derën përgjithmonë edhe Barçës

  • PublishedJuly 29, 2025

“E kam vendosur, do të tërhiqem”, Guardiola “ngrin” tifozët, i mbyll derën përgjithmonë edhe Barçës

Nën presion të vazhdueshëm për të qenë numri 1 në botë, për të fituar gjithnjë trofe, për të qenë i suksesshëm, me sa duket kanë lodhur dhe një trajner legjendar si Pep Guardiola, me teknikun spanjoll i cili në më shumë se një herë ka paralajmëruar se do ti jap fund karrierës, ose më saktë, do të marrë një pauzë pa e ditur se kur do të rikthehet, praktikisht siç bëri një vit më parë rivali i tij më i madh në Angli, Jurgen Klop. Këtë herë trajneri i Man.City nuk përdori lojëra fjalësh, por vendosi një limit, një datë kur do të tërhiqet përkohësisht:

“E vetmja gjë që mund të them është se pas kësaj aventure me Man.City, më 30 qershor 2027, do të tërhiqem, kjo është e qartë, e kam vendosur. Nuk e di për sa kohë, për një vit, dy, pesë apo dhjetë vite, por kam nevojë të përqendrohem te vetvetja, te trupi im. Kur fiton 6 tituj në Premier League, vjen një moment që bie. Vitin e fundit e mbyllëm në vendin e tretë, por mund ta ishim edhe të 12-të nëse do të dorëzoheshim, na shkoi keq, por dhe kjo është njerëzore. Kritikat i prisja, ato të japin energji. Më kritikonin po të njëjtët njerëz që me thoshin se te Barcelona fitoja vetëm sepse njihja ekipin, pastaj më thoshin se futbolli anglez është ndryshe, por në sport nuk mund të fitosh gjithnjë, edhe humbja është pjesë e procesit”, u shpreh Guardiola.

Në intervistën e tij nuk mungoi dhe një koment në lidhje me të kaluarën e tij te Barcelona dhe se çfarë mendon për Yamal: “Aventura ime te Barcelona është mbyllur përgjithmonë. Ka qenë shumë e bukur, por është e mbyllur. Yamal? Vetëm fakti që e krahasojnë me Messin është diçka e madhe, është sikur ta krahasojnë me Van Gogh. Për sa kohë është ky krahasim është një sinjal pozitiv, por duhet ta lëmë të qetë të bëjë karrierën e tij”, u shpreh Guardiola.

()


AlbaniaWeb.net