EMRI/ Kapet kreu i organizatës kriminale të drogës, tentoi t’i shpëtonte policisë me Audi Q5
Finalizohet operacioni “Hierarkia”: Policia arreston Ilir Kociaj, 59 vjeç, i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Firences për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të një organizate kriminale.
Kociaj, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, tentoi t’i ikte policisë në autostradën Tiranë–Elbasan me një Audi Q5, por u neutralizua në flagrancë nga forcat speciale “Shqiponja” dhe Sektori i Kërkimit.
Ai ishte në kërkim nga Drejtoria e Policisë Elbasan, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e dënimit italian. Pas arrestimit, i është dorëzuar autoriteteve për veprime të mëtejshme. Makina u sekuestrua nga policia.