Gyokeres te Arsenali, trajneri i Sporting: Klubi mbi të gjithë, le të shikojmë përpara
Viktor Gyokeres zgjodhi Arsenali për të vijuar karrierën, pas një përvojë të mrekullueshme në Lisbonë te Sportingu.
Rui Borges, trajneri i Sportingut ka folur së fundmi rreth largimit të Gyokeres.
“Ai është një lojtar që përcaktoi një epokë për Sportingun dhe futbollin portugez, por tani i përket të kaluarës, për fat të keq, ose ndoshta jo.
Ai ishte i rëndësishëm në dy sezonet e fundit te Sportingu, ne gjithmonë do t’i jemi shumë mirënjohës, por tani jemi në një fazë të re, duhet të rishpikim veten me atë që kemi dhe me lojtarët e rinj për të mbetur të fortë.
Lojtarë të mëdhenj kanë kaluar te Sporting, të gjithë vijnë e shkojnë, por klubi mbetet, me madhështinë dhe nevojat e tij. Ne tashmë po shohim përpara, me një qasje të ndryshme, një mënyrë të ndryshme të të menduarit, gjithmonë me qëllimin për të qenë konkurrues dhe të suksesshëm”- tha ai.