Tue, Jul 29, 2025

Të shtëna me armë zjarri në zemër të Manhattanit! 4 të vrarë, mes tyre një oficer policie. Autori vetëvritet pas sulmit

  • PublishedJuly 29, 2025

Të shtëna me armë zjarri në zemër të Manhattanit! 4 të vrarë, mes tyre një oficer policie. Autori vetëvritet pas sulmit

Një sulm i armatosur në një ndërtesë shumëkatëshe në Midtown, Manhattan, ka lënë të vrarë katër persona, përfshirë një oficer të Policisë së Nju Jorkut. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 18:30 me orën lokale, duke shkaktuar panik në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Sipas autoriteteve amerikane, autori i identifikuar si Shane Devon Tamura, 27 vjeç, nga Las Vegasi, hyri në godinën e biznesit i armatosur me një pushkë të tipit MR. Fillimisht hapi zjarr në holl, më pas në një nga katet e sipërme, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.

Mes viktimave është edhe oficeri Didarul Islam, i cili në momentin e ngjarjes shërbente si punonjës sigurie në ndërtesë. Tre viktimat e tjera ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë, kalimtarët janë parë duke vrapuar për të kërkuar strehë, ndërsa punonjësit e godinës improvizuan mbrojtje me mobilje për të bllokuar dyert dhe për t’u fshehur nëpër zyra.

Motivet e autorit mbeten të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.