Tue, Jul 29, 2025

Vëllai i Nico Williams: Jo vetëm Barcelona, atë e kanë kërkuar disa skuadra

  • PublishedJuly 29, 2025

Vëllai i Nico Williams: Jo vetëm Barcelona, atë e kanë kërkuar disa skuadra

Saga e Nico Williams te Barcelona, pas takimeve midis agjentit të tij dhe drejtuesve të katalanasve po shkonte drejt një fundi të lumtur, por si duket nuk ishte e thënë.

Williams në mënyrë krejt të papritur rinovoi kontratën e tij me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, me lojtarin që tregoi se dëshiron t’i përkushtohet klubit bask për një kohë të gjatë.

Vëllai i tij  dhe kapiteni i Bilbaos, Iñaki Williams, foli sot në konferencë për shtyp rreth thashethemeve të verës.

“Ishte pak e komplikuar në nivel familjar, sepse u fol shumë për vëllain tim dhe shumë nga gjërat e thënë për Nicon janë të rreme. E vetmja gjë që bëri ishte të heshtte. Të gjithë kanë të drejtë të reflektojnë mbi të ardhmen e tyre. Në shumë momente këtë verë, njerëzit nuk ishin të drejtë me vëllain tim. Kur dikush shkon në një restorant dhe i sillet menyja, ndonjëherë i duhen minuta për të zgjedhur. Vendimi i vëllait tim nuk ishte i lehtë. Ai kishte kaq shumë mundësi përpara tij dhe zgjodhi Athleticon”.


AlbaniaWeb.net