Tue, Jul 29, 2025

Zabërgja-Itodo drejt Ukrainës, Dinamo fiton miliona euro, zbardhen detajet e transferimit rekord

  • PublishedJuly 29, 2025

Zabërgja-Itodo drejt Ukrainës, Dinamo fiton miliona euro, zbardhen detajet e transferimit rekord

Në vitin e tyre të parë në Evropë, pas një mungesë 15 vjeçare, Dinamo po korr më në fund suksesin e një investimi të rëndësishëm. Ekipi kryeqytetas po fiton miliona jo vetëm nga paraqitja në Evropë, ku janë një hap larg turit të tretë në Conference Leagure, por drejtuesit e bluve kanë arritur të finalizojnë një goditje dyshe në dalje, çka pritet të sjell në arkën e klubit një shifër rekord, afro 2 milionë euro, kjo pasi nga Ukraina bëjnë me dije se dyshja e bluve, Itodo Mandela-Baton Zabërgja kanë gjetur akordin total me ekipin e Metalist 1925.

Në Ukrainë, mediat shkojnë edhe më tej duke zbuluar detaje të tjera nga kjo transfertë, me dy sulmuesit e Dinamos që do t’i bashkohen ekipit të Metalist 1925 vetëm pas ndeshjes së kthimit kundër Atletic Escalades në Conference League. Zabërgja dhe Itodo do të prezantohen tek ekipi i tyre i ri më 14 gusht. Mediat vendase shtojnë se sulmuesi dardan do të firmos një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mësohet se Zabërgja do të përfitojë 1,4 milionë euro në këto 4 vite, afro 350 mijë euro në sezon.

Media
Media

Sigurisht, Dinamo përfiton shira të majme nga shitja e dy sulmuesve kryesorë, por tashmë Ilir Dajës i duhen përforcime cilësore dhe të shpejta, jo vetëm në sulm pasi blutë kanë marrë një lajm të hidhur pak përpara ndeshjes së kthimit kundër Atletic Escalades.

Kapiteni Rustem Hoxha ka pësuar një goditje në gju që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës jo vetëm për këtë takim, por për një periudhë të gjatë: “Alarm te Dinamo. Kapiteni Hoxha dëmtohet në gju dhe rrezikon ndalesë disamujore”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.

()


AlbaniaWeb.net