Zbulohet “lista e zezë” e Luis Enriques, PSG nxjerr në shitje edhe Donnarumma-n
PSG “pushtoi” Evropën dhe Francën në vitin e fundit, me ekipin e Luis Enriques që fitoi plot 5 trofe, mes tyre Champions League. Kaq nuk mjafton në sytë e teknikut spanjoll, me këtë të fundit që vijon punën për të përpiluar të tashmen dhe të ardhmen e gjigandëve francez. Pas festës dhe pushimeve të merituara, tani është koha për të përgatitur sezonin e ri dhe gjithçka nis nga merkato në dalje, me drejtuesit e klubit që me bekimin e trajnerit kanë përpiluar “listën e zezë” me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Luis Enriques.
Në këtë listë gjejmë emra të rëndësishëm duke nisur nga Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Milan Skriniar, Carlos Soler, Renato Sanches etj. Asnjëri prej tyre nuk ka bindur dhe për këtë arsye PSG është i hapur për të dëgjuar çdo ofertë.
Një çështje më vete është ajo e Gianluigi Donnarumma-s. Portieri “azzurr” futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye drejtuesit e PSG nuk dëshirojnë të rrezikojnë që të përsëritet e njëjta histori si me Mbappe, nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Përpara një fakti të tillë, me palët që nuk po gjejnë kompromis për rinovimin e kontratës, “gjelat” kërkojnë që Donnarumma të largohet gjatë verës. Klubi francez vlerëson kartonin e portierit italian me 40 milionë euro, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë ku ekipi i Gallatasary, Chelsea dhe Man.United janë gati të investojnë.
Drejtori Sportiv i PSG, Luis Campos madje ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për portierin e Lille, Lucas Chevalier. Vlera e tij e kartonit është afro 40 milionë euro, pra Luis Campos pretendon që me parë e fituara nga shitja e Donnarumma-s të paguajë Lille për të blerë një nga portierët më premtues të futbollit francez. Mediat kanë zbuluar se PSG dhe portieri kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për një kontratë 5-vjeçare.
()