Tue, Jul 29, 2025

Zjarret në vend/ Dy vatra ende aktive, Skërfica dhe Skrapari zonat më problematike. Ministria e Mbrojtjes: Rreziku mbetet i lartë në disa qarqe

  • PublishedJuly 29, 2025

Zjarret në vend/ Dy vatra ende aktive, Skërfica dhe Skrapari zonat më problematike. Ministria e Mbrojtjes: Rreziku mbetet i lartë në disa qarqe

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 vatra zjarri në të gjithë vendin. Dy prej tyre mbeten ende aktive, ndërsa 4 janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

Vatrat aktive:

• Skërfica, Gjirokastër – Zjarri në zonën perëndimore të tunelit nuk është mundur të shuhet për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë së dendur. Ndërhyrja po kryhet vetëm përmes monitorimit nga MZSH e bashkisë.

• Spatharë, Skrapar – Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kullote. Në terren ndodhen forca të shumta nga strukturat operacionale që po punojnë për izolimin e flakëve.

Vatra në monitorim, për të shmangur riaktivizimin:

• Fshati Lajthizë, Parku Kombëtar i Prespës (Bashkia Pustec)

• Fshati Dishnicë, Bashkia Korçë

• Fshati Strelcë, Bashkia Maliq

• Fshati Veliq, Bashkia Tropojë

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar:

• 52 automjete zjarrfikëse

• 722 forca operacionale

• 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, që operuan në dy zona problematike

Parashikimi i motit: Sipas IGJEUM, sot priten reshje të dobëta deri mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje të dobëta.

Rreziku nga zjarret në pyje:

• “I LARTË”: Elbasan, Fier, Berat, Korçë

• “I MODERUAR”: në qarqet e tjera

Thirrja e autoriteteve: Qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr (djegie mbeturinash, përdorim i hapur i flakës, etj.) dhe të raportojnë çdo vatër të dyshuar tek strukturat përkatëse.