Zyrtare, Bayern vazhdon bashkëpunimin me portierin, rinovohet kontrata
FC Bayern ka zgjatur përsëri kontratën me Sven Ulreich. Portieri i kampionëve të Gjermanisë do të qëndrojë në Mynih të paktën deri në vitin 2026.
Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sven Ulreich është personifikimi i besueshmërisë: Ai i mban premtimet e tij – në kuptimin më të vërtetë të fjalës”, tha drejtori sportiv Max Eberl.
Te Bayern ka edhe shumë çështje të tjera, të cilat presin zgjidhje.