INTERVISTA/ “Nga arsyet e dështimit në Champions tek pritshmëritë”, Malota “bekon” Egnatian: Koha për sukses në Europë! (VIDEO)
Ishte kapiten i tyre, por tani është tifozi numër një. Renato Malota, ish-lojtari i Egnatias, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, i thotë pothuajse të gjitha.
Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Malota analizon dështimin në Champions dhe tregohet optimist për Conference League, aty ku kampionët e Shqipërisë kanë fituar pastër 0-2 ndaj bjellorusëve të Dinamo Minsk në aktin e parë.
Malota u larguat nga futbolli si fitues, si kapiten, me trofe në duar. A të ka marrë malli, si është jeta pa futboll?
Të them të drejtën është e vështirë pasi gjithë këto vite i isha përkushtuar. Çdo fillim e ka një fund dhe pse nuk ishte me dëshirë. Dëmtimi më detyroi të tërhiqem para kohe, më duhet të mësohem.
E keni menduar çfarë do të bëni, keni një plan, pra një objektin për të ardhmen, mbase sërish pjesë e Egnatias?
Të them të drejtën e shikoj veten në botën e futbollit. Kam marrë kohë ta mendoj. Kisha nevojë për pushim, të shikojmë ,pse jo!
Renato e ke ndjekur Egnatian në këtë aventurë Evrope? Pse ka “frikë” Egnatia nga Evropa, na la pa fjalë të gjithëve ajo humbje me “manita” përballë Breidablik, pse ky ngërç?
Jam i lidhur me atë ekip, kam ndjekur të gjitha ndeshjet. Do jem nesër në darkë ën stadium. Këto vite na ka ndjekur ters, pasi për dy vite radhazi u eliminuam me penallti. Këtë vit do e quaj eufori ose nënvlerësim, pasi nuk ka arsye tjetër. Egnatia ka ekip me potencial. Ajo ndeshjes në Islandë ka qenë nënvlerësim. Kam shumë besim se do kalojmë të kalojmë turin, me meritë normalisht. Në ndeshjen e parë dominuam ndaj ekipit bjellorus.
Për të fat të mirë reaguan shpejt, triumfuan 0-2 në transfertë kundër një ekipi të fortë si Dinamo Minsk, e prisje?
Nuk e prisja lojën dhe rezultatin. Jam kënaqur tejmase, dihet ajo punë! Nesër në darkë i pret një ndeshje e vështirë, uroj që djemtë të jenë me këmbë në tokë dhe të vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin.
Sa shanse i jep për kualifikimin në turin e tretë, beson se do ta menaxhojnë si duhet avantazhin e dyfishtë?
Unë do e njohur mjedisin dhe lojtarët, shanset janë të mira. Lojtarët me përvojë do marrin përsipër për menaxhimin më të mirë të ndeshjes.
Renato, a mund ta përsëris Egnatia historinë e Skënderbeut? A mund të kap fazën e grupeve në Conference League, çfarë i duhet për ta bërë këtë, çfarë i mungon?
Tani mesa di unë, në turin tjetër i pret Ljubljana. Pas këtyre të fundit, shkojnë në Play Off. Është rrugë e vështirë. Nëse do kalonin turin e parë në Champions, gjasat do të ishin më të mëdha që të shkonin në grupet e ndonjë kompeticioni. A mund të përsërisim historinë e Skënderbeut? Dominimi i viteve të fundit tregon gjithccka. Nganjëherë jo cdo gjë shkon si duhet, por uroj që stafi, drejtuesit e lojtarët të kenë marrë mësime nga e kaluara. Uroj që këtë vit, nëse jo këtë vit, le ta shikojmë Egnatia në Europë.
Renato, jeni ish lojtar edhe dy i ekipeve të tjera që marrin pjesë në Evropë si Dinamo dhe Vllaznia. Si të duket ekipi i Ilir Dajës në këtë aventurë? A e kalon Atletic D’Escaldes dhe a mund të shkojë larg ky ekip?
Nuk kam dyshime që ata do e kalojnë këtë tur. Kanë trajner të mirë dhe ekip të mirë. Jam fans i tyre, më pëlqen futbolli i tyre.
Dinamo sfidon Zirën ose Hajduk Split nëse kalon këtë tur- Mendoj se do jetë e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë. Dinamo nëse ruan këtë grup, shanset do jenë aty.
Po Vllaznia? Fitoi 2-1 në sfidën e parë kundër Vikingur, por bastet nuk e shohin favorite për të kaluar më tej, ju si mendoni, sa shanse kanë?
Vikinguri ne njoh pasi jemi përballur vjet. Janë skuadër e fortë fizikisht. Nëse Vllaznia mbron mirë dhe godet me kundërsulme, ka shanse për ta kaluar Vikingurin.
Në fund dua një koment, për një tjetër ish ekip tuajin, Partizanin, u eliminuan që në turin e parë të Conference League. Sa do të ndikoj ky eliminim dhe këto ndryshime të forta për sezonin e ri?
Normal që ndikojnë por shpresoj që të ndikojnë për mirë. Mendoja se Partizani do kalonte turin e parë, uroj që drejtuesit të hynë në merkato dhe të bëjnë ekip dinjitoz.
(J.S/)