Lojtari i United e thotë troç: Shumicës nuk do i pëlqejë, por do luftojmë për kampionat!
Përgatitjet e Manchester United vazhdojnë me intensitet të madh në Çikago, ku skuadra e Rubem Amorim do të përballet me Bournemouth të enjten në mbrëmje.
Luke Shaw, një nga lojtarët më me përvojë, foli për objektivat e skuadrës.
“E di që shumicës nuk do i pëlqejë kjo që do të them, pas asaj që ndodhi vitin e kaluar, por synimi duhet të jetë Premier League. Nuk jam i vetmi që mendon kështu; jam i sigurt se e gjithë skuadra ndan të njëjtin synim. Edhe trajneri.”
Aspekti personal- “Vitin e kaluar kisha shumë moral të ulët. Ndihem mirë tani, veçanërisht në këto përgatitje.
Vitin e kaluar nuk pata përgatitje të mjaftueshme, kështu që mendoj se është shumë e dobishme të jem në formë të mirë dhe të stërvitem me skuadrën.”