Quajeni KM10, Reali e bën zyrtare, “pagëzon” Mbappe-n me nr ikonë
Në Spanjë, prej ditësh ishte hapur një diskutim se cili do të ishte pasuesi i Luka Modric, kush do të trashëgonte numrin 10-të. Zgjedhja më natyrale dukej Kylian Mbappe dhe tashmë ky lajm bëhet zyrtar nga ana e Real Madrid me anë të një postimi në rrjetet sociale. Duke nisur nga sezoni 2025/26 numri 10-të do të jetë “pronë” e Kylian Mbappe, me klubin spanjoll që u mjaftua duke publikuar një foto të fanellës se re, me emrin e Mbappe dhe me numrin 10-të. Nga kjo e mërkurë, fanella e re e Mbappes me numrin 10-të do të dalë në treg.

Në këtë mënyrë, nga KM9 “gjeli” më i famshëm kalon në KM10. Pas postimit të bërë nga klubi i Realit, edhe Mbappe reagoi në rrjetet e tij sociale, por me një postim të thatë, thjesht duke shkruar numrin 10-të. Kjo nuk është hera e parë që Mbappe mban të veshur fanellën me numrin 10-të, e ka bërë diçka të tillë kur ishte pjesë e Monaco në sezonet 2015/16 dhe 2017/18. Te PSG, Mbappe mbajti fillimisht fanellën me numrin 29 dhe më pas atë me numrin 7-të. Gjithashtu, Mbappe është numri 10-të edhe në përfaqësuesen franceze.

Mbappe do të debutojë me fanellën e re me numrin 10-të te Real Madrid me 15 gusht kundër Real Sociedad.
()