Xhaka bëhet “shenjtor”, prezantohet te Sunderland: Krenar që ndodhen këtu
E prisnin në Milano, por Granit Xhaka është prezantuar zyrtarisht si futbollisti i ri i Sunderland. Prishtinaliu pasi kaloi me sukses testet mjekësore, firmosi një kontratë me shenjtorët deri në 2028. Sipas Sky Sport, ekipi anglez i ka kushtuar 17 milionë euro kartoni i Xhakës, 13 kesh, plus 4 të tjera në formë bonusesh.
Pas vetëm dy vitesh, Xhaka rikthehet në këtë mënyrë në Premier League: “Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Kur fol me klubin ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë personat këtu, edhe lojtarët”, u shpreh Xhaka gjatë prezantimit. Te Sunderland, Xhaka do të mbajë të veshur fanellën me numrin 34-ët.