Fri, Aug 1, 2025

6,200 euro për një çorape të Michael Jackson, ja pse kjo s’është një çmenduri për fansat

  • PublishedJuly 31, 2025

6,200 euro për një çorape të Michael Jackson, ja pse kjo s’është një çmenduri për fansat

Një nga çorapet që Michael Jackson ka veshur në një nga koncertet e tij legjendarë është shitur në ankand për 6,200 euro. E zbukuruar me kristale dhe e përdorur gjatë
performancës së tij në Nice, Francë, më 27 qershor 1997, çorapja u ruajt nga një teknik i zërit dhe u nxor në shitje pas 28 vitesh.

Çmimi fillestar ishte 2,500 euro, ndërsa ekspertët e vlerësuan ndërmjet 3,000 dhe 4,000 euro por koleksionistët i çuan shifrat më lart. Identiteti i blerësit nuk u bë publik, por objekti u konsiderua si “copëz historie pop”.

Nuk është hera e parë që veshjet e “Mbretit të Pop-it” shiten për shifra marramendëse. Disa prej tyre përfshijnë:
•Xhaketa e kuqe e “Thriller” – u shit për 1.8 milionë dollarë (2011)
•Doreza me kristale Swarovski – 350,000 dollarë (2009)
•Këpucët e para të ‘moonwalk’-ut – 75,000 dollarë (2018)
•Xhaketa ushtarake e zezë, 144,000 dollarë

Michael Jackson mbetet ikonë jo vetëm në muzikë, por edhe në tregun e koleksioneve, ku çdo detaj nga karriera e tij merr status legjendar.