Daku protagonist në Kupën e Rusisë, realizon gol me Rubin Kazan
Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë.
Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.
Lojtari kuqezi e ka nisur mirë sezonin, teksa vetëm para disa javësh rinovoi kontratën me Rubin Kazan. Ai do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2029.