Fri, Aug 1, 2025

Dinamo “fluturon” në turin e 3-të të Conference League, ia del Egnatia, Vllaznia shkon në shtesë

  • PublishedJuly 31, 2025

Dinamo “fluturon” në turin e 3-të të Conference League, ia del Egnatia, Vllaznia shkon në shtesë

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.

Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua. Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Vikingur ka shkuar në shtesë. Shkodranët po pësojnë disfatë 3-2, teksa në sfidën e parë patën fituar 2-1.

Pas suksesit 2-0 në aktin e parë, Egnatia bën gjithçka mirë ndaj Dinamo Minsk dhe fiton 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Shqipërisë e shohin veten në turin e 3-të të Conference League, me sfidën që u vendos nga goli i Selmanit.


AlbaniaWeb.net