“Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij
Këngëtari i njohur Blero ka bërë publike lidhjen e tij të re, duke ndarë me ndjekësit një copëz intime nga jeta personale. Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, ai ka publikuar një pjesë nga biseda me partneren e tij, ku dashuria dhe ndjenjat mes tyre janë më se të dukshme. E dashura e tij shfaqet e sinqertë dhe e dashuruar, teksa i shkruan:
“Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa m’vet hiq”, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që qesh me lot.
Ky moment i ëmbël duket se konfirmon jo vetëm lidhjen e tyre, por edhe afrimitetin dhe ndjenjat e forta që i bashkojnë.