Fri, Aug 1, 2025

Dyshohet se vrau të dashurën 52-vjeçare, ja momenti kur Ilirjan Selmani del nga Gjykata i prangosur dhe me buzëqeshje në fytyrë

  • PublishedJuly 31, 2025

Dyshohet se vrau të dashurën 52-vjeçare, ja momenti kur Ilirjan Selmani del nga Gjykata i prangosur dhe me buzëqeshje në fytyrë

Momenti kur 31-vjeçari Ilirjan Selmani, i dyshuar si autori i vrasjes së Kozeta Teços më 28 korrik, del nga Gjykata e Korçës është filmuar nga mediat.

Selmani u shfaq i prangosur, duke dalë nga godina e gjykatës me buzëqeshje, ndërsa nuk bëri asnjë koment përpara se të futej në furgonin e policisë.

Togat e zeza caktojnë për të masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa sipas avokatit të tij, Selmani ka mohuar autorësinë e krimit.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, të datës 31.07.2025, bëhet me dije se u pranua kërkesa për vlerësimin e arrestimit në flagrancë dhe u vendos masa “arrest në burg” për 31-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, sipas nenit 79/c të Kodit Penal.

Avokati: Fillimisht dua te shprehim një ndjese për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojtur nga une autori i veprës penale, por si qytetar i Pogradecit i shpreh familjes ngushëllimet e mia për humbjen e saj.

I mbrojturi nga unë ne asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e kryerjes se veprës penale, as ne polici as para gjykatës dhe as gjithë procedurës te pyetjeve te bere ndaj tij. Ka mbajtur një qëndrim qe ka te beje me personalitetin e tij qe është një djalë shumë i mirë dhe kurrsesi nuk mund të kryej një krim kaq të rëndë.

Edhe faktin e bashkëjetesës me viktimën ai nuk e ka pranuar. Ai ka pranuar që ka pasur një njohje, një njohje në kuptimin e fjalës pra si një njohje shoqërore apo çdo lloj njohje tjetër, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesa i referohet edhe ligjit dhe përcaktimeve të bëra në kodin e familjes se si është e ndërtuar bashkëjetesa, kurrsesi nuk jemi më rastet e bashkëjetesës.

Prokuroria ka paraqitur një sërë provash për të ruajtur konfidencialitetin e këtij hetimi. Ne nuk prononcohemi në lidhje me këto prova të garantuara nga ana e policisë deri në këto momente, por me bindje ne si mbrojtje deklarojmë para jush që prova dhe dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova për të mbrojtur prej meje si autor i kësaj vepre penale nuk ka. Kjo është bindja jonë deri në këto momente.

Ai nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit të ngarkuar ndaj tij. Po kështu ka shprehur keqardhje për viktimën duke qënë i shokuar në lidhje me lajmin që ka marrë për të. Nuk mund të prononcohem për provat e garantuara deri në këto momente, ai është një sekret hetimor që i përket prokurorisë, gjykatës dhe mbrojtjes.