EMRAT/ Sherri me thika në Shkodër, identifikohen autori 28-vjeçar dhe i plagosuri
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në zonën “Ish-Dega” të Shkodrës, ku një konflikt mes dy personave përfundoi me plagosje me thikë.
Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur 42-vjeçari Brigel Bizi, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal. Autori i dyshuar i ngjarjes, 28-vjeçari Bledar Bylybashi, është kapur dhe shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia njoftoi se sherri kishte motive të dobëta dhe se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.