Erion Veliaj i shtron 7 pyetje, Altin Dumani i prerë: Nuk i përgjigjemi të pandehurve! Avokatët të ndjekin rrugën ligjore! Dosja e kryebashkiakut, e ndarë në një fraksion tjetër
Një ditë pas pyetjeve që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i drejtua kreut të SPAK, Altin Dumani, ky i fundit deklaroi sot se nuk përgjigjet ndaj deklaratave apo pyetjeve publike nga të pandehurit, përveçse përmes rrugëve ligjore.
“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatët, kjo është forma proceduriale,” tha Dumani gjatë një takimi informal me gazetarët.
Kreu i SPAK shtoi se dosja “Veliaj” është ndarë në një fraksion tjetër, ku po hetohen disa fakte penale shtesë.
I pyetur për dosjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, Dumani tha se hetimet ndaj tij vijojnë pa ndërprerje.