Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë japin dorëheqjen, priten emërimet e reja
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth gjashtë muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, më 10 shkurt 2025.
Zyrtarët që kanë lënë postin janë Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Sefri dhe Jonida Halili.
Burime nga Bashkia bëjnë me dije se emrat e rinj që do të zëvendësojnë nënkryetarët e dorëhequr pritet të emërohen gjatë ditës së sotme, më 31 korrik.
Aktualisht, Bashkia Tiranë drejtohet nga Anuela Ristani, e komanduar në këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama, menjëherë pas arrestimit të Veliajt. Ristani vijon të ushtrojë funksionin si drejtuesja e përkohshme e institucionit vendor më të madh në vend.