Fri, Aug 1, 2025

Kërkojnë heqjen e ‘non grata-s’ për Berishën, zbardhet letra e kompanisë lobuese të kontraktuar nga PD drejtuar DASH: E motivuar politikisht, kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri

  • PublishedJuly 31, 2025

Kërkojnë heqjen e ‘non grata-s’ për Berishën, zbardhet letra e kompanisë lobuese të kontraktuar nga PD drejtuar DASH: E motivuar politikisht, kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD përpara zgjedhjeve të 11 Majit, “Continental Strategy” i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për Sali Berishën.

Në dokumentin që mban datën 22 korrik argumentohet se vendimi për të përfshirë Berishën nën Sekcionin 7031(c), i cili përdoret për të ndëshkuar zyrtarët e huaj të përfshirë në korrupsion ose shkelje të të drejtave të njeriut, ka qenë politik dhe pa prova të mjaftueshme.

Sipas raportit, “ky emërim ka dëmtuar besueshmërinë e SHBA-së në Ballkan dhe ka kontribuar në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, të cilën kritikët e përshkruajnë si “narkoshtet””.

Kliko këtu për te lexuar dokumentin e plote

Në dokument ndër të tjera thuhet se “Berisha nuk është më një figurë politike aktive dhe heqja e këtij emërimi do të ndihmonte në ripërtëritjen e neutralitetit amerikan dhe interesave strategjike në rajon”.

Në arsyetimin zyrtar, thuhet se Sekretari i Shtetit Antony Blinken e akuzoi Berishën për “korrupsion domethënës”, përfshirë “përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët dhe anëtarët e familjes së tij”.

Në të njëjtën kohë, raporti hedh dritë mbi zgjerimin dramatik të përdorimit të seksionit 7031(c) gjatë administratës Biden, e cila ka bërë mbi 300 emërime në katër vitet e fundit, kryesisht kundër zyrtarëve të qeverive që bashkëpunojnë me SHBA-në, ndërsa kritikohet për shmangien e regjimeve më të majta që gjithashtu përballen me akuza për korrupsion.

Kjo çështje ka nxitur debate në Uashington, ku disa senatorë republikanë kanë akuzuar administratën për përdorim politik të këtij mekanizmi, duke favorizuar kundërshtarët politikë dhe duke minuar besueshmërinë e masave anti-korrupsion të SHBA-së.