Fri, Aug 1, 2025

Operacioni “Pandora”/ SPAK dhe autoritetet gjermane godasin skemën e call center-it mashtrues, prokurori Nakuçi: U arrestuan 6 persona në Shqipëri, 2 në kërkim

  • PublishedJuly 31, 2025

Operacioni “Pandora”/ SPAK dhe autoritetet gjermane godasin skemën e call center-it mashtrues, prokurori Nakuçi: U arrestuan 6 persona në Shqipëri, 2 në kërkim

Një tjetër goditje ndaj mashtrimeve financiare me call center. SPAK, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, finalizuan operacionin “Pandora”, ku u shkatërrua një grup kriminal që kishte mashtruar qindra qytetarë gjermanë përmes një qendre të paregjistruar në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat, prokurori i SPAK Eneid Nakuçi bëri me dije se 6 persona u arrestuan në Shqipëri, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim. Po ashtu, 3 persona janë vendosur në arrest shtëpie.

Sipas hetimeve, skema mashtruese përfshinte kontakte telefonike ku autorët hiqeshin si oficerë policie dhe u thoshin qytetarëve gjermanë se ishin viktima të humbjeve në Forex apo kriptovaluta. Në vend që t’i ndihmonin, i mashtronin sërish për të investuar para, duke i zhytur më thellë në skemën kriminale.

Prokurori Nakuçi: Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në  fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si opficer policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar per humbjet qe ata kishin here ne forex dhe kriptovaluar. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tokë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe digjitale.

Pas gërshtimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës  5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi. Ka pasur qindra tentativa për të mashtruar qyetarët gjerman, në momentin qe kontaktoheshin nga call centerat, autoritetet gjermane merrnin qytetaret e tyre dhe ju kerkonin që të mos kryenin më investime dhe të mos binin pre e mashtrimit duke shpëtuar qytetaret.