“Provat sekrete” të Meghan Markle? Ekspertët: Edhe po të dalin, s’bëjnë më bujë
Zërat se Meghan Markle mund të zotërojë prova komprometuese ndaj Familjes Mbretërore janë rikthyer, por sipas ekspertëve, ndikimi i tyre sot do të ishte minimal.
Dukesha e Sussex-it ka lënë të kuptohet më parë se ka dokumente, madje edhe ditarë personalë që mbështesin akuzat e saj dhe të Harry-t për racizëm dhe mungesë mbështetjeje emocionale.
Por analisti mbretëror Jack Royston thotë se intervista me Oprah u menaxhua keq dhe sulmet e vazhdueshme ndaj familjes mbretërore ua kanë dëmtuar reputacionin çiftit, si në Britani ashtu edhe në SHBA.
“Edhe nëse Meghan dhe Harry janë ende ulur mbi ‘bomba’ të pashpërthyera, ato sot nuk do të bënin më zhurmën e dikurshme”, thekson ai.