Fri, Aug 1, 2025

Tirana përforcohet në merkato, rikthehet mesfushori

  • PublishedJuly 31, 2025

Tirana përforcohet në merkato, rikthehet mesfushori

Tirana vijon me përforcimet në merkato. Së fundmi, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Erando Karabeci, lojtar ky që edhe më parë ka veshur fanellën bardheblu.

“KF Tirana njofton se mesfushori tiranas rikthehet aty ku filloi gjithçka, për të veshur edhe një herë fanellën që ka mbajtur me krenari për më shumë se një dekadë. Me mbi 275 ndeshje zyrtare me Tiranën, si edhe disa trofe të fituar, Karabeci është jo vetëm një veteran, por një simbol i përkushtimit dhe i shpirtit bardheblu.

Pas eksperiencave të tij të fundit, ai rikthehet për të mbyllur karrierën aty ku e nisi, në shtëpi, pranë tifozëve që e kanë përkrahur gjithmonë dhe klubit që i dha emër. Me përvojën e tij të pasur, ai do të ketë një rol të dyfishtë në skuadër: si lojtar aktiv në fushë dhe si një udhëheqës për brezin e ri të futbollistëve që po rriten brenda klubit.

Mirësevjen në shtëpi, Erando! Tani është koha për të shkruar faqen e fundit të një kapitulli të paharrueshëm, me fanellën bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit.


AlbaniaWeb.net