Trump “jep dorën” Sheinbaum-it: Pezullohen tarifat ndaj Meksikës, afati shtyhet deri në fund të tetorit
SHBA ka pezulluar përkohësisht vendosjen e tarifave të reja ndaj Meksikës, vetëm pak orë para hyrjes së tyre në fuqi. Presidenti Donald Trump njoftoi marrëveshjen pas një bisede direkte me presidenten e re meksikane, Claudia Sheinbaum, duke shtyrë afatin me 90 ditë, deri në fund të tetorit.
Tarifat 30% për të gjitha produktet meksikane, që ishin planifikuar të nisnin nga 1 janari 2026, janë në pritje. Por produkte të caktuara mbeten të taksuara fort: 25% për artikuj që lidhen me fentanilin, 25% për automjetet, dhe deri në 50% për çelikun, aluminin dhe bakrin.
Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump paralajmëroi se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare nuk do të jetë e lehtë, duke e quajtur çështjen e kufirit me Meksikën si më të ndërlikuarën krahasuar me çdo vend tjetër.
Meksika, nga ana tjetër, ka pranuar të heqë menjëherë disa barriera jotarifore që sipas Trump “kufizonin padrejtësisht tregtinë” me SHBA.