Fri, Aug 1, 2025

VIDEO/ Lamine Jamal gjen golat e parë me fanellën numër 10, Barcelona tund 7 herë rrjetën në miqësoren e dytë në Azi

  • PublishedJuly 31, 2025

VIDEO/ Lamine Jamal gjen golat e parë me fanellën numër 10, Barcelona tund 7 herë rrjetën në miqësoren e dytë në Azi

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seulin.

Sfida u zhbllokua nga Leva në minutën e 8-të ndërsa me pas Lamine Jamal gjeti golat e parë me fanellën numër 10. Në pjesën e dytë realizoi Kristensen dhe Gavi, ndërsa Ferran Torres shënoi dygolësh.

Skuadra e Hansi Flik duket se nuk ka ndërmend të ndalet edhe këtë sezon teksa synojnë Championsin, i vetmi trofe që ju mungoi vjet.

PANORAMASPORT.AL