VIDEO/ Pas darkës së përfolur, Justin Trudeau shfaqet në koncertin e Katy Perry
Thashethemet për një romancë të mundshme mes Katy Perry dhe Justin Trudeau janë ndezur sërish, pasi ish-kryeministri kanadez u pa në koncertin e këngëtares në Montréal, vetëm pak ditë pasi u fotografuan së bashku në një darkë intime.
Sipas një dëshmitari okular, Trudeau ishte në humor të shkëlqyer gjatë performancës: këndonte me zë të lartë, qeshte dhe dukej plotësisht i përfshirë në atmosferën elektrizuese të koncertit.
Të dy janë aktualisht beqarë, dhe dalja e tyre e përbashkët për darkë dhe pije në fillim të javës ka bërë që rrjeti të shpërthejë në spekulime. Duket se mes tyre ka një kimi të dukshme, që tani po komentohet gjerësisht nga fansat.