Prag historie, suksesi i ekipeve shqiptare “pushton” Panorama Sport
Me Evropën që prej vitesh është kthyer në një tabu të madhe, për fat të mirë, 2 nga 3 ekipet shqiptare arrijnë të kalojnë në turin e tretë të Conference League. Egnatia dhe Dinamo vijojnë rrugëtimin në Evropë duke mbajtur lart flamurin kuqezi. Suksesi historik i Egnatias dhe Dinamos, pasi kurrë më parë nuk kishin shkuar kaq larg, është jetik jo vetëm për këto dy klube, por dhe për fatin e Superiores në vijim pasi në mes ishte dhe renditja e UEFA-s, vendi i 4 në Evropë për sezonin e ardhshëm.
Sigurisht kaq nuk mjafton, duke parë edhe se çfarë bëjnë miqtë tonë në rajon, ekipe si Shkëndija që rezervuan minimalisht fazën e grupeve të këtij turneu. Suksesi i Egnatia dhe Dinamos, por i gjithë rrugëtimi i ekipeve shqiptare në Evropë, mori dhe vëmendjen e faqes së parë të Panorama Sport, gazetës më të madhe sportive në vend:

“Egnatia dhe Dinamo, prag historie. Dy skuadrat kalojnë në turin e tretë të Conference League. Vllaznisë i shpëton kualifikimi nga duart, jashtë edhe Prishtina e Deçiqi. Ballkani vazhdon marshim në Evropë”, lexohet ndër të tjera në faqen e parë të Panorama Sport, e cila për miliona ndjekësit e sajë në të gjithë Shqipërinë do të vijojë të jetë sërish në versionin prit.
()