Sat, Aug 2, 2025

SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë! Para cash, orë luksoze, bizhuteri dhe makina

  • PublishedAugust 1, 2025

SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë! Para cash, orë luksoze, bizhuteri dhe makina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestrimin e 25 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një grupi kriminal shqiptar të dënuar më parë në Belgjikë për “vjedhje në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme më 16 qershor 2025, ndërsa subjekt i këtij hetimi janë D.D. dhe familjarët e tij: D.S., B.A., A.H., L.V. dhe D.H.

Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal dhe nuk justifikohen me burime të ligjshme. Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen:

• 9 pasuri të paluajtshme

• 1 subjekt tregtar (“GUARD SECURITY”)

• 6 mjete motorike (3 makina dhe 3 motorë)

• Shuma monetare:

• 77,360 euro

• 2,055,000 lekë

• 1,150 paund britanik

• 52 orë dore të markave të njohura

• 35+ bizhuteri të ndryshme

• 32 monedha ari

• 15 pajisje elektronike, përfshirë:

• 2 laptopë

• 5 iPad

• 8 kamera fotografike

SPAK sqaron se një pjesë e sendeve me vlerë ishin sekuestruar më herët gjatë kontrolleve të banesave në kuadër të kërkesave për ndihmë juridike të autoriteteve belge.

Operacioni u krye nga Policia Gjyqësore e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.