“Do bëj tifo për Hajdukun e Splitit”, reagimi zyrtar i Dinamos për Bulkun: Fjalë të pahijshme!
Deklarata e Ervin Bulkut për mediet kroate ku shprehej se do mbështesë Hajdukun e Splitit ndaj Dinamos në turin e 3-të të Conference League ka shkaktuar bujë të madhe. Vetë Dinamo, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se fjalë të tilla të thëna nga zëvëndëstrajneri i Shqipërisë, janë të pahijshme dhe të turpshme.
Postimi:
Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City. Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.

Deklarata e Ervin Bulkut për mediet kroate ku shprehej se do mbështesë Hajdukun e Splitit ndaj Dinamos në turin e 3-të të Conference League ka shkaktuar bujë të madhe. Vetë Dinamo, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se fjalë të tilla të thëna nga zëvëndëstrajneri i Shqipërisë, janë të pahijshme dhe të turpshme.
Postimi:
Reagim
Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.
Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.