Interi me idetë e qarta, në listën e “zezë” është Asllani dhe disa të tjerë
Interi po mendon për të sistemuar skuadrën për sezonin e ri. Zikaltërit, përveç merkatos në hyrje, vështrimin e kanë edhe nga largimet, të cilat mund t’i sjellin para klubit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, të shumtë janë futbollistët që janë në listën e “zezë”. Sa i takon Kristjan Asllanit, për mesfushorin e Kombëtares priten të reja të rëndësishme në vijim. Asllani ka përsëritur dëshirën e tij të madhe për të qëndruar në Itali, ndërsa në krahun tjetër, Interi nuk bie nga pretendimet prej 18 milionë eurosh.
Taremi është në shënjestër të klubeve anglezeve, me këto të fundit që janë të gatshëm të paguajnë 8 deri në 10 milionë euro të kërkuara nga Interi. Klubet e interesuara për sulmuesin iranian janë Fulham, Leeds, Nottingham dhe Ëest Ham. Kushtim i Taremit është qëndrimi në Europë, ku do kërkojë të tregojë veten.
Nga Interi me gjasë do largohen edhe futbollistë të tjerë si Esposito apo Palasios. Me paratë e fituara nga shitja e futbollistëve, mund të krijohen mundësitë për të bërë ndonjë goditje në merkato.