Sat, Aug 2, 2025

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

  • PublishedAugust 2, 2025

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore.

Mësohet se i lënduaPri është identifikuar si shtetasi Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.

Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.