Wed, Nov 12, 2025

“Gati për sezonin e ri me Leccen”, Berisha: Pres shumë nga vetja

  • PublishedAugust 3, 2025

Medon Berisha, lojtari shqiptar i Lecces preku tema të ndryshme, në intervistën për Websiten e klubit.

“Kam një ndjenjë të mirë rreth përgatitjeve që kemi bërë. Punuam shumë dhe u përpoqëm shumë në stërvitje, jemi gati për sezonin e ri. Këto ishin prova të mira, dhe morëm pak kohë loje. Kërkesat e trajnerit Di Francesco? Ai na dha ide të reja për formacionin e ri që po përdorim”.

“Më ka kërkuar të sulmoj më shumë në thellësi dhe të përfshihem më shumë. Synimet e mia për sezonin e ardhshëm janë të luaj më shumë ndeshje, të qëndroj pa dëmtime dhe të siguroj mbijetesën tonë të katërt radhazi”.


AlbaniaWeb.net