Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet malore të zonave verilindore dhe juglindore. Kjo e bën fundjavën të favorshme për udhëtime dhe aktivitete në natyrë.
Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe lugina, priten rritje të përkohshme të intensitetit të saj, duke arritur deri në 7 deri në 9 m/s.
Në det, pritet një valëzim i lehtë me forcë 1 deri në 2 ballë, çka e bën situatën detare të qetë dhe të përshtatshme për lundrim.